Surprizat e motit, mësoni si do jetë koha në Kosovë

Surprizat e motit, mësoni si do jetë koha në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me vranësira, ku priten edhe reshje shiu. Në mëngjes e mbrëmje do të ketë prezencë të mjegullës. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 8 deri në 15 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të vranët e reshje shiu, kryesisht në orët e mbrëmjes. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 14 °C.

E diela parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Në viset malore parashihet reshje bore të përziera edhe me shi. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 11 °C.

/Motilokal.com