Në Durrës vendosen kosha për ndarjen e mbeturinave

Në Durrës vendosen kosha për ndarjen e mbeturinave

 “Për një Durrës të pastër” është nisma që Bashkia e Durrësit po vijon me vendosjen e koshave plastikë për ndarjen në burim të mbetjeve të riciklueshme.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha se “janë shpërndarë 300 kosha, nga të cilët 200 janë vendosur në qytet dhe 100 në plazh”.

“Nevojitet bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për t’i hedhur mbetjet e kategorive të ndryshme në koshat përkatës”, theksoi Sako në një postim në rrjetet sociale.

Kryebashkiakja Sako u shpreh se “në këtë mënyrë të gjithë bashkë kontribuojmë për të mbajtur pastër qytetin”.

Ndarja e mbetjeve në burim mbetet një prioritet për bashkinë e Durrësit, pasi synon të rrisë pastërtinë e qytetit.

/Motilokal.com