Prezantohet Vespa GTV, më i fuqishmi ndonjëherë

Prezantohet Vespa GTV, më i fuqishmi ndonjëherë

Me një dritë LED të montuar përpara, rrota të zeza dhe një skemë unike ngjyrash me thekse portokalli, Vespa ka prezantuar modelin GTV 300 HPE, ose Motori me Performancë të Lartë, që në fakt është një motor me një cilindër me ftohje të lëngshme 278 cc, i cili zhvillon 23.8 kuaj fuqi.

Modeli gjithashtu ka program dixhital, si dhe një sistem pa çelës. Ekrani LED shfaq të dhënat e drejtimit dhe njoftimet nga telefoni që është i lidhur me të. Është i pajisur me frena ABS dhe një sistem elektronik të kontrollit të tërheqjes. Një portë USB është standarde dhe bagazhit nën ulëse është i ndriçuar.

Ky dizajn i Vespas GTV është frymëzuar nga motoçikletat e garave dhe në të mund të ulen deri në dy persona.

/Motilokal.com