Veturat e reja elektrike të Maserati-t pritet të dalin në treg në 2024 dhe 2025

Veturat e reja elektrike të Maserati-t pritet të dalin në treg në 2024 dhe 2025

Pothuajse çdo kompani e njohur e automjeteve po përgatitet që të sjellë në treg vetura 100% elektrike. I gjithë ndryshimi për mirë i kompanisë Maserati në fushën e veturave me energji elektrike ka filluar pasi Granturismo dhe Grecale morën dy variante me djegie dhe elektrike. Megjithatë, modelet e ardhshme Quattroporte dhe Levante, do të ndërmarrin hapin tjetër dhe do të jenë vetura të pastra EV.

Quattroporte është planifikuar të dalë në vitin 2024 me ridizajnim të plotë dhe vetëm me motorë EV. Levante pritet që të vijë një vit më shumë. 

Të dyja veturat do të bazohen në platformën e re modulare të përdorur për Granturismo aktuale. Është projektuar një paketë baterie në formë T, e cila mbush tunelin në mes të shasisë dhe ulëseve mbrapa. Quattroporte thuhet se do të japë më pak se 760 kuaj fuqi maksimale.

Quattroporte dhe Levante ka shumë gjasa të prodhohen në fabrikën Mirafiori në Itali që nga viti i kaluar, Stellantis investoi 700 milionë euro për t’u përgatitur për prodhimin e EV.

/Motilokal.com