Moti në Kosovë, priten reshje shiu dhe breshër

Moti në Kosovë, priten reshje shiu dhe breshër

Parashikimi i motit në Kosovë për ditën e sotme dhe ditëve në vijmë do të jetë i ndryshushëm si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga verilindja.

Ky ndryshim i motit do të ndikojë dukshëm në rënien e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin prej 22 deri në 27 °C.

E marta pritet të jetë me reshje shiu, tempertaurat do të lëvizin prej 19 deri në 29 °C. Ngjashëm do të jetë edhe dita e mërkurë me reshje shiu por me temperatura me te ulëta prej 17 deri në 21 °C. /Motilokal.com