Paralajmërohet për shtrëngata dhe përmbytje në disa zona të Shqipërisë

Paralajmërohet për shtrëngata dhe përmbytje në disa zona të Shqipërisë

Instituti i Gjeoshkencave të Shqipërisë ka paralajmëruar se gjatë fundit të ditës së sotme do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në qendër të territorit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Sipas IGJEUM sot priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

/Motilokal.com