Moti i ligë përfshinë Shqipërinë/ Rrëshqitje dherash e gurësh në Qarkun e Shkodrës

Moti i ligë përfshinë Shqipërinë/ Rrëshqitje dherash e gurësh në Qarkun e Shkodrës

Gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun e Shkodrës ka pasur reshje intensive shiu. Mësohet se për pasojë ka pasur rënie gurësh në aksin rrugor Prekal-Breg Lumi.

Në rrugën e Dukagjinit ka patur rrëshqitje dherash e gurësh për të cilat do të punohet me anë të një fadrome për largimin e tyre. Ndërkohë në Theth një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda.

Ura që lidh fshatin Theth me Ndërlysaj nuk është dëmtuar nga reshjet, por firma qe po punon për rrugën e re atje, ka ndërhyrë pasi do të bëjë rikonstruksionin e plotë të urës. Në pjesën tjetër të njësive nuk raportohen dëme. Në disa zona ka patur shkëputje të energjisë si pasojë e linjave të amortizuara.

Problematika ka pasur edhe në bashkitë e tjera të Qarkut Shkodër si Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe dhe Pukë. Në Fushë Arrëz është dëmtuar një banesë në fshatin Dardhë të Njësisë Administrative Blerim. Banesa është e shtetasi Nikoll Pjetër Kola me dy anëtarë. Po ashtu, janë dëmtuar rrugët rurale në Njësitë Administrative Iballë dhe Fierzë.

Aktualisht raportohet se energji elektrike nuk ka në Njësinë Vau i Dejës dhe Hajamel.

/Motilokal.com