Audi prezantoi Q8 E-Tron plotësisht elektrik

Audi prezantoi Q8 E-Tron plotësisht elektrik

Audi Q8 E-Tron është emri më i ri për E-Tron të përmirësuar dhe emri i ndryshuar i lejon klientët të kuptojnë se ai është SUV-i elektrik kryesor i markës gjermane.

Pas disa muajsh informacione të rrjedhura e foto, zyrtarisht kompania hodhi dritë mbi modelin më të fund elektrik luksoz Q8 E-Tron.

I disponueshëm për të blerë nga Pranvera e ardhshme, Q8 E-Tron dhe versioni i saj Sportback do të vinë në tre konfigurime motorësh AWD: Q8 50, Q8 55 dhe SQ8 që qëndron në krye të linjës.

Modeli bazë ka 335 kuaj fuqi dhe i duhen 6 sekonda për të arritur shpejtësinë 0-100km/h. Përshkon një distancë maksimale prej 492 kilometra me një mbushje të vetëm me variantin Sportback që arrin deri në 503 kilometra.

Modeli Q8 55 prodhon 402 kuaj fuqi dhe përshkon 580 kilometra me një mbushje. Varianti Sportback përshkon 600 kilometra.

Në krye të linjës qëndron SQ8 E-Tron me 469 kuaj fuqi dhe distancë prej 494 kilometra për modelin bazë dhe 513 kilometra për Sportback.

Linja e re E-Tron ka motorë elektrikë më efikase sesa modelet e kaluara. Q8 hyn në segmentin e veturave luksoze pajisur me funksionalitete të avancuara teknologjike nga asistimi i drejtuesit tek radarët me pesë sensorë, kamera optik dhe marrës tingujsh ultrasonikë.

Q8 E-Tron është neutral ndaj karbonit në Evropë dhe SHBA. Në prodhimin e interierit janë përdorur materiale të ricikluara për izolim dhe tapiceri, ndërsa dekorimi mbi ekranin në konzollën qendrore është pjesërisht i bërë nga shishe PET.

Paketa e sistemeve të ndihmës së shoferit përfshin një sistem të ri parkimi në distancë. Kjo teknologji mund të përdoret përmes telefonit celular pa qenë nevoja që shoferi të jetë në veturë.

Shitjet në Evropë do të fillojnë në shkurt të vitit 2023, dhe çmimi bazë në Gjermani do të jetë 74,400 euro.


/Motilokal.com