Ndryshimet klimatike po e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshëm alpinizmin

Ndryshimet klimatike po e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshëm alpinizmin

Sipas ekspertëve dhe shkencëtarëve alpinizmi në disa pjesë të botës po bëhet më i rrezikshëm për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ata thonë se rrëshqitjet e tokës dhe ortekët po bëhen gjithnjë e më të shpeshta edhe kur ato nuk kanë ndodhur kurrë më parë, shkruan BBC.

Ndryshimet klimatike po vënë në rrezik të lartë ata që bëjnë alpinizëm në mure shkëmbore dhe akuj të cilat janë shumë më shumë në rrezik sesa dekada më parë, thonë ekspertët dhe shkencëtarët.

Shkrirja e akullnajave ka shtuar gjithashtu sfida për alpinistët. Rrugët e ngjitjes ose duhet të braktisen ose të ndryshohen për shkak të rreziqeve të rritura.

Çfarë thonë shkencëtarët?

Një studim i vitit 2017 mbi disa masivë të Mont Blanc kishte evidentuar tashmë një degradim të ndjeshëm të permafrostit, shkakun e parë të rrezikut të rrëshqitjeve të dheut në muret shkëmbore dikur të konsideruara jashtëzakonisht të sigurta. Çështja nuk ka të bëjë vetëm me Mont Blanc pasi edhe shumë ngjitje në akull nëpërmjet rrugëve klasike në Alpet lindore janë karakterizuar nga rënie shkëmbinjsh dhe gurësh shkëmbor, situatë që duhet të merret seriozisht në konsideratë nga alpinistët e të gjitha llojeve.

Gjetjet nga një studim në Alpet Austriake kanë qenë të ngjashme.

"Shumë prej këtyre rrugëve janë bërë jashtëzakonisht të rrezikshme", tha Florian Ritter, nga Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës në Vjenë.

"Ngjitjet e shumta klasike të akullit në Alpet Lindore janë prekur rëndë nga rrëshqitjet dhe rëniet e gurëve, si dhe për shkak të shkëmbinjve akullnajor që shkrihen gjatë fundit të verës dhe vjeshtës".

E njëjta gjë po ndodh edhe në anën tjetër të botës, ku sipas një studim mbi malet Aoraki Mount Cook në Zelandën e Re gjithashtu janë bërë më komplekse dhe të rrezikshme për alpinistët.

Alpinistët këtu duhet të lundrojnë në akullnajën Tasman, por kjo tani po bëhet më e vështirë sepse po shkrihet.

Alpinistët profesionistë në SHB thonë se disa maja në Paqësorin Veri-perëndim në disa raste, nuk është më e mundur që alpinistët të ngjiten në to.

Edhe pse disa studime përgjatë këtyre linjave janë kryer në Himalaje, udhëzuesit malorë në rajon thonë se ngjitja po bëhet më e rrezikshme.

Vit pas viti, po evidentohen gjithnjë e më shumë pellgje të formuara në akullnajën Khumbu, në bazën e Everestit, dhe kjo padyshim për shkak të shkrirjes së shpejtë të vetë akullnajës./Motilokal.com