Google Maps i shtohet një shërbim i ri

Google Maps i shtohet një shërbim i ri

Një tjetër shërbim i është shtuar Google Maps, i cili ka për qëllim të na informojë për cilësinë e ajrit në zonën ku jetojmë. Shërbimi i ri quhet “Air Quality” dhe me hapjen e aplikacionit ai lokalizohet lehtësisht përmes butonit që ndodhet në pjesën e sipërme djathtas të ekranit të smartfonit.

Me këtë shërbim, përdoruesi informohet për nivelet e mikrogrimcave (PM 2.5) që gjenden në atmosferën e një lokacioni, në mënyrë që ai të marrë masat e duhura për të mbrojtur shëndetin e tij. Për të ofruar këtë shërbim, Google punon me kompani të specializuara në matjet e cilësisë së ajrit.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Komuna e Prishtinës duhet të marrin një hap të vogël për t’i shtuar të dhënat për Kosovën.

/Motilokal.com