Australi, shpëtohen 32 balena të bllokuara ndërsa afër 200 ngordhën

Australi, shpëtohen 32 balena të bllokuara ndërsa afër 200 ngordhën

Ekspertët e kafshëve të egra shpëtuan sot 32 nga 230 balenat që u gjetën të bllokuara një ditë më parë në bregun e largët perëndimor të shtetit ishullor australian të Tasmanisë.

Ministria e Burimeve Natyrore dhe Mjedisit të Tasmanisë tha se nga 230 balenat e bllokuara gjatë natës, 35 mbijetuan nga të cilat 32 u kthyen në det.

"Ende janë tre balena të gjalla në skajin verior të plazhit 'Ocean', por për shkak të kufizimeve të qasjes, kryesisht efekteve të baticës, thjesht nuk mundëm të arrijmë të sigurt tek kafshët sot. Ato do të jenë prioriteti ynë në mëngjes", menaxheri i Operacioneve Rajonale i Shërbimit të Parqeve dhe Kafshëve të Egra të Tasmanisë, Brendon Clark, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 230 balena janë bllokuar pranë portit Macquarie, i njohur si Hells Gates, në bregun perëndimor të Tasmanisë, sipas Ministrisë së Burimeve Natyrore dhe Mjedisit të Tansmanisë.

Biologu i Programit të Ruajtjes së Detrave, Kris Carlyon tha se balenat e ngordhura do të testohen për të përcaktuar nëse ka toksina në ekosistemet e tyre që mund të shpjegojnë katastrofën.

"Këto ngjarje masive të bllokimit janë zakonisht rezultat i daljes aksidentale në brigje, por këto ndodhin për një sërë arsyesh", tha Carlyon./Motilokal.com