Rama: Rilindja e moleve në liqenet e Shkodrës, një projekt i shumëpritur

Rama: Rilindja e moleve në liqenet e Shkodrës, një projekt i shumëpritur

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga projekti i rilindjes së moleve në Liqenin e Shkodrës.

Rama u shpreh në rrjetet sociale se falë këtij projekti do të rikthehet pas shumë e shumë kohësh, lundrimi turistik në liqen, përmes natyrës së bekuar të Shkodrës – Shirokës – Zogaj dhe Vir Pazarit.

“Dhe me një tjetër projekt të shumëpritur, atë të rillindjes së moleve në Liqenin e Shkodrës, për të rikthyer së shpejti, pas shumë e shumë kohësh, lundrimin turistik në liqen, përmes natyrës së bekuar të Shkodrës – Shirokës – Zogaj dhe Vir Pazarit, falë punës së Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Ky projekt financuar nga Bashkimi Evropian, përmes Programit IPA Adriatik CBC Itali – Mali i Zi – Shqipëri zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Molet që do ndërtohen do të jenë një vlerë të shtuar në krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, në zhvillimin e paketave të integruara turistike midis dy vendeve./Motilokal.com