Mbahet takimi i Këshillit Kombëtar për Ndryshime Klimatike me donatorë

Mbahet takimi i Këshillit Kombëtar për Ndryshime Klimatike me donatorë

Është mbajtur sot takimi i Këshillit Kombëtar për Ndryshime Klimatike me donatorët, ku prioritet mbetet implementimit të axhendës së gjelbërt për Ballkanin Perëndimor si dhe axhendës për ndryshimet klimatike në Kosovë, orientimi i projekteve në drejtim të sigurimit të qëndrueshmërisë klimatik.

Për mbajtjen e takimit të Këshillit për Ndryshimet Klimatike me donatorët, përmes Facebook ka njoftuar zëvendësministrja e Ministrisë së Mjedisit Linda Çavdarbasha.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me ministrin Liburn Aliu, i cili është njëherit kryesues i Këshillit për Ndryshime Klimatike mbajtëm takim me donatorët  tek të cilët shpalosëm axhenden e Kosovës për ndryshimet klimatike.

Përkushtimi jonë drejt implementimit të axhendës së gjelbërt për Ballkanin Perëndimor si dhe axhendës për ndryshimet klimatike, orientimi i projekteve në drejtim të sigurimit të qëndrueshmërisë klimatike, përforcimi i sistemit të raportimit për emetimin e gazrave serrë në sektorë të ndryshëm janë vetëm disa nga hapat që do të shërbejnë si nismë për të shtyrë përpara axhenden e ndryshimeve klimatike në Kosovë.

Falënderojmë donatorët për kontributin e tyre në diskutim sot si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që i japin Qeverisë tonë./Motilokal.com