Në Itali prodhohet akullorja më e shtrenjtë në botë?!

Në Itali prodhohet akullorja më e shtrenjtë në botë?!

Ndonëse duket e pavërtetë, por në Italinë Jugore ekziston një dyqan ku klientët blejnë akullore, çmimi i të cilave arrin deri në 70 euro.

Akullorja quhet “skeptri i mbretit” dhe prodhohet në Ruvo di Puglia, ku ndodhet dyqani i famshëm i akulloreve “Mokambo” , i cili sipas pronarëve të tij prodhon akulloren më të shtrenjtë ne botë.

Për të gjithë ata që janë kuriozë, akullorja me çmim marramendës ka përbërës shafranin Iranian.

Shafrani është pistili që nxirret nga lulet e Shafranit. Nxjerrja bëhet me dorë dhe me kujdes nga njerëz me përvojë.

Lloji më i mirë i shafranit është ai që kultivohet në Iran.

Që të përfitohen 500 gram shafran, duhen mbledhur 70.000 lule të shëndetshme dhe pa insekte./DW/Motilokal.com