50 të vdekur nga përmbytjet në Nigeri

50 të vdekur nga përmbytjet në Nigeri

Së paku 50 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në veri të Nigerisë, njoftuan të dielën autoritetet.

Në disa pjesë të shtetit Jigawa reshjet e shiut vazhdojnë pa pushim që nga fundi i korrikut.

Sani Yusuf, sekretar ekzekutiv i Agjencisë shtetërore për Situata Emergjente, tha se në këtë zonë janë dëmtuar mijëra shtëpi.

"Pothuajse 250 shtëpi u shkatërruan vetëm në fshatin Balang, ndërsa të paktën katër njerëz humbën jetën", tha Yusuf, transmeton Anadolu Agency.

Ai shtoi në rrethin Kafin Hausa janë regjistruar të paktën 13 vdekje, duke përfshirë shtatë anëtarë të një familjeje që pësuan të dielën.

"Kemi ngritur 11 kampe të përkohshme në pjesë të ndryshme të shtetit Jigawa, në të cilat aktualisht janë vendosur qindra njerëz nga i gjithë shteti", tha ai.

Sadiya Umar Farouq, ministri i Nigerisë për Çështjet Humanitare dhe Menaxhimin e Fatkeqësive, të shtunën tha se përmbytjet vdekjeprurëse janë bërë problem "i përhershëm" në Jigawa.

Agjencia meteorologjike nigeriane ka paralajmëruar për më shumë shira në ditët në vijim në disa shtete veriore duke përfshirë Jigawa, Katsina, Kano, Borno, Yobe, Kaduna dhe Bauchi./Motilokal.com