Faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës, ka njoftuar qytetarët për dokumentet që iu nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen, pas 1 janarit 2024.
Sipas njoftimit, nevojitet pasaportë biometrike (e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen).
Po ashtu, informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit, dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit/apartamentit apo kontaktet e të afërmve ku do të qëndroni.
Për të udhëtuar në zonën Shengen pa viza ju nevojiten edhe detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese.
Ndërkaq, nëse udhëtohet me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës, përfshirë kartonin e gjelbër si dhe dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.
“Për më shumë informata, vizitoni faqen zyrtare: https://integrimievropian.rks-gov.net/…/pyetje-te…/”, thuhet në njoftimin për media.