Një unazë me vlerë 750 mijë euro e cila u zhduk në hotelin Ritz në Paris, është gjetur në një fshesë me korrent.
Pronari, një biznesmene malajziane, e cila ishte mysafire në hotel, paraqiti një ankesë në polici të premten pasi dyshoi se një punonjës e kishte vjedhur atë.
Rojet e sigurisë së Ritz gjetën unazën të shtrirë mes pluhurit në një qese vakum të dielën, raportoi Le Parisien.
Gazeta shtoi se e ftuara kishte udhëtuar për në Londër të premten, por tani do të kthehet në Paris për unazën e saj, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ritz tha se i ka ofruar edhe tre netë të tjera mysafires për të kompensuar shqetësimin, megjithëse kuptohet se ajo nuk ka ndërmend të pranojë ofertën.
Biznesmenja i tha policisë se e la unazën në një tavolinë në dhomën e saj të hotelit të premten kur shkoi për të bërë pazar në qytet për disa orë, dhe kur u kthye ajo ishte zhdukur. Ndërsa policia po kujdeset për unazën derisa gruaja ta mbledhë atë.
Nuk është hera e parë që bizhuteritë raportohen të zhduken në këtë hotel. Në vitin 2018, pesë burra të armatosur sekuestruan mallra me vlerë më shumë se 4 milionë euro nga një dyqan bizhuterish brenda objektit të famshëm.
Më vonë atë vit, një anëtare e paidentifikuar e familjes mbretërore saudite raportoi vjedhjen e bizhuterive me vlerë qindra mijëra paund nga suita e dhomës së saj të hotelit.