Tjetër traditë shqiptare në UNESCO

Tjetër traditë shqiptare në UNESCO

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka bërë me dije një tjetër vlerë shqiptare të pranuar në UNESCO – shtegëtimin e bagëtive, si një rit edhe kulturor. Transumanca quhet ndryshe.

“Një lajm i mirë vjen nga Botswana:

Plot një vit pasi xhubleta u pranua nën mbrojtjen e UNESCO-s, Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale votoi përfshirjen e Transumancës në listën e trashëgimisë #kulturore jomateriale botërore, për të cilën aplikuam në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë, duke iu bashkuar Italisë, Austrisë dhe Greqisë, që ishin përfshirë në vitin 2019 për këtë këtë dukuri.

Tradita e shtegtimit të bagëtive, është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari.

Le të jetë ky një ogur i mirë edhe për dosjet e tjera që Ministria e Kulturës ka dorëzuar pranë UNESCO-s, përgatitur nga ekspertë të fushës me mbështetjen financiare të partnerit tonë The AADF .

Faleminderit që hartuat një dosje fituese!”, shkruan gruaja që drejton kulturën shqiptare. /tesheshi.com/

VIDEO