Sheikh Humaid Abdulla Albuqaish nga Dubai ka fituar shumë popullaritet në rrjetet sociale falë kafshëve të tij të pazakonta.
Gjegjësisht, Humaid mban si kafshë shtëpiake tigrat, luanët, gatopardët, gjarpërinjtë, ujqërit dhe madje edhe arinjtë.
Pothuajse çdo ditë në profilin e tij në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se katër milionë njerëz, Humaid publikon foto dhe video të kafshëve të tij ekzotike.
Ky milioner i fut duart në gojë kafshëve shtëpiake pa asnjë frikë, luan me to, “lufton”, i nget me makina dhe jahte të shtrenjta.
Shumë e kritikojnë në komente për hobin e tij të pazakontë dhe i shkruajnë se kafshët e tij meritojnë një jetë në natyrë, por Humaid nuk i kthen sytë pas komenteve negative.
Duke marrë parasysh që është e paligjshme mbajtja e maceve të mëdha si kafshë shtëpiake në Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk dihet se si Humaid ka kaq shumë kafshë të egra saqë i bën publike pa problem.
/Motilokal.com