Tifozët e klubit tunizian Club Africain realizuan dy koreografi fantastike në ndeshjen e Kupës së Konfederatave Afrikane (Liga e Evropës Afrikane) kundër ekipit Dreams nga Gana në shenjë solidariteti me Palestinën.
Për koreografinë e parë, ata përdorën motive nga seriali “Peaky Blinders” dhe ngritën personazhe pas të cilëve qëndronin flamujt e Francës, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
“Me urdhër të vrasësve të fëmijëve”, ishte mbishkrimi i koreografisë.
Në rrëzë të koreografisë kishte edhe një mbishkrim – “Mirëserdhët në makthin e tuneleve të Gazës”.
Një koreografi tjetër tregon ndërtesat e shembura në Gaza pranë një prej fëmijëve viktima të izraelitëve ndaj civilëve palestinezë.
“Krimet e luftës formojnë zemrat dhe krijojnë rezistencë”, thuhej në mesazh.
Club Africain mposhti Dreams me rezultat 2-0, me golat e shënuar nga Tayeb Meziani dhe Kingsley Eduwo. /Telegrafi/