E ndërsa pronarët janë ata që kalojnë dhimbjen e ngordhjes së një kafshe, ka edhe situata të kundërta. Kemi dëgjuar histori të shumta në të cilat kafsha ka vuajtur shumë dhe për një kohë të gjatë për shkak të largimit të pronarit të saj të dashur. Është bërë një film për disa nga historitë, siç është qeni i famshëm i racës Akita - Haçiko.
Dhe tani një kotele ka mbetur pa pronarin e saj të dashur.
Gjegjësisht, pronari i saj ka ndërruar jetë së fundmi dhe reagimi i saj kur e pa në pamje ka pikëlluar shumë. Kaq shumë trishtim, kaq shumë dashuri në vetëm një gjest.
Kjo pamje ka më shumë se 1.7 milion shikime, si dhe komente të shumta.
/Motilokal.com