Një grua është shfaqur sërish si heroinë në një fushë futbolli, më saktë në Pogradec, duke i shpëtuar jetën një lojtari pas një përplasjeje në dyluftim loje.
Ajo është Alma Angjo, fizioterapiste e Pogradecit.
Pikërisht në ndeshjen Pogradeci-Butrinti, lojtari sarandiot Selidon Zholi ka mbetur i shtrirë në fushë pas një përplasjeje, duke bërë që drejt tij të vrapojnë të dy stafet mjekësore dhe fill pas tyre ka vrapuar dhe fizioterapistja Alma Angjo, pasi gjendja e futbollistit nuk ishte aspak e mirë.
Raportohet se për disa sekonda futbollisti ka qenë në gjendje të fikëti dhe vetëm ndërhyrja e Angjos ka normalizuar situatën shëndetësore të lojtarit, situatë e cila është pritur me duartrokitje nga tifozeria pogradecare.
Kujtohet se ky është momenti i dytë për Angjon që bën mrekullinë me futbollistët. Të njëjtën gjë ajo ndërmori dhe para dy viteve me portierin progradecar Alliu që për koiçidencë pati një përplasje me sarandjotin Zholi. /tesheshi.com/