Fatura e çmendur e Nusretit

Fatura e çmendur e Nusretit

Shefi turk i kuzhinës Nusret Gokce ka postuar në Instagram një llogari nga restoranti i tij në Dubai.

Aty u pagua një faturë e pabesueshme prej afro 100,000 eurosh, ku në përshkrimin e llogarisë ai shkruante: “Paratë vijnë, paratë shkojnë”.

Për shkak të shumës së faturës si dhe faktit se Salt Bae që mburrej për të, ai morri shumë reagime negative.

“Me ato para mund të ushqesh të gjithë Rripin e Gazës”, “Është turp që dikush shpenzon kaq shumë për ushqim”, “Restoranti më i mbivlerësuar”, “25 dollarë kafe turke? 50 dollarë patate të skuqura? 250 dollarë për ujë? Ndërsa njerëzit vdesin nga uria?”, “Imagjinoni të jeni kaq të pasur sa të shpenzoni kaq shumë para për ushqime që nuk vlejnë asgjë”, “Ky është një tregues i vërtetë se pse bota po shpërbëhet”, janë disa nga komentet.  /tesheshi.com/