A do marrë drejtimin e Kosovës? Ja si përgjigjet De Biasi

A do marrë drejtimin e Kosovës? Ja si përgjigjet De Biasi

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi në një studio televizive foli në lidhje me kalimin e Kombëtares shqiptare në kampionatin europian të Gjermanisë.

Gjatë intervistës, ai u ndal te kombëtarja e Kosovës duke thënë se lojtarët janë shumë të mirë dhe se kanë vlera e cilësi.

Sipas tij, Kosova ka shumë lojtarë që luajnë nëpër Europë.

“Përfaqësuesja e Kosovës është një skuadër që ka vlera, cilësi, ka shumë lojtarë që luajnë nëpër Europë dhe besoj se janë kushtet për të punuar mirë. Pastaj çdo gjë varet nga ngritja e një grupi kompakt lojtarësh që mendojnë se arritja e objektivave në jetë është e mundur”-tha ai.

I pyetur se a është i gatshëm që të bëjë një bashkëpunim me Kosovën dhe të jetë trajner i skuadrës së saj, De Biasi theksoi: “Për momentin jo nuk jam kontaktuar”.