Motilokal hyn në mesin e 80 fotografive më të mira në botë, mbetet në garë për top 13 nga Organizata Botërore e Meteorologjisë

Motilokal hyn në mesin e 80 fotografive më të mira në botë, mbetet në garë për top 13 nga Organizata Botërore e Meteorologjisë

Një fotografi e Motilokal që përshkruan thatësirën e vitit 2020 në liqenin e Batllavës është përzgjedhur nga Organizata Botërore e  Meteorologjisë (WMO) në mesin e 80 fotografive më të mira në botë dhe është në garë për top 13.

Kjo fotografi është realizuar mjeshtërisht nga fotografi Liridon Bytyçi për Motilokal.com në janarin e vitit 2020.


Motilokal e përshkruan gjendjen e liqenit me barka të braktisura, mbeturina gjithë andej, një pamje apokaliptike që i ngjanë një shkretëtire pa ujë, e braktisur nga të gjithë.

Liqeni i Batllavës ndodhet në territorin e komunës së Podujevës në fshatin Orllan, i cili furnizon me ujë të pijshëm këtë komunë dhe qytetin e Prishtinës.

Organizata Botërore e Meteorologjisë përmes një njoftimi ka shprehur falënderim për të gjithë pjesëmarrësit në konkurs.

“Ne duam t’i falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në konkurs. Ishte një vendim shumë i vështirë, por ne e kemi ngushtuar përzgjedhjen tonë në 80 foto. Sipas mendimit tonë, të gjitha ato demonstrojnë bukurinë dhe fuqinë e motit tonë, nevojën për t’i mbrojtur burimet tona ujore dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe mjedisore në planet.”

Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO), tregon se juria përbëhet nga fotografë, meteorologë, shkencëtarë dhe ekspertë të komunikimit do të marrë vendimin përfundimtar për 13 fotot të bazuara në kombinimin e votave tuaja, të aftësive teknike dhe artistike, si dhe ekuilibrit gjeografik.

/Motilokal.com