Administrata e Zonave të Mbrojtura Lezhë në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, sjell larminë e florës dhe faunës në Lagunën Kunë-Vain Lezhë.
Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit është shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1993, për të theksuar rëndësinë që ka.
“Biodiversiteti është ushqimi që hamë, uji që pimë, ajri që marrim frymë. Për më tepër, ne njerëzit jemi pjesë e tij, sepse jemi pjesë e natyrës", ka thënë Dr. Cristiana Paşca Palmer, nga OKB!
Pra, na duhet një planet i shëndetshëm me ekosisteme të shëndetshëm dhe çdo formë a lloj jetese në natyrë të shëndetshme, që dhe ne njerëzit të kemi një jetë të shëndetshme!
Laguna Kunë-Vain, e cila pozicionohet në jugperëndim të Shëngjinit dhe në perëndim të fshatrave të Ishull Shëngjinit dhe Ishull Lezhës. Kjo zonë është e pasur me shumë traditë, histori dhe trashëgon vlera të papërsëritshme natyrore. E nëse e vizitoni këtë hapësirë do të takoheni edhe me një pyll tipik mesdhetar i cili ka një florë dhe një faunë të mrekullueshme.
Rezervat Natyror i Menaxhuar Kunë -Vain-Tale
Kompleksi ligatinor i Lezhës shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 30 km2 dhe është një zonë e rëndësishme për shpendët migrues dhe veçanërisht e njohur gjatë viteve të fundit për koloninë e çafkës së verdhë dhe të vogël të bardhë (Ardeidae). Për vlerat e natyrës që mbart si edhe për biodiversitetit, kjo zonë është shpallur si hapësirë e mbrojtur dhe ka marrë emërtimin Rezervat Natyror i Menaxhuar. Në të vërtetë Kunë-Vaini është zona e parë e mbrojtur në historinë e ruajtjes së natyrës në Shqipëri, pasi që prej vitit 1960 është shpallur Rezervat Gjuetie. Një vizitë në këtë zonë do ju bëjë të mahniteni nga larmia e madhe e habitateve si edhe nga një pasuri fantastike e faunës. Sipas të dhënave të Qendrës së Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) më shumë së 360 specie kafshësh kanë përshkruar rajonin e Kunë-Vainit dhe ka rreth 190 specie të cilat janë të listuara në listën e kuqe të specieve të Shqipërisë.
Me një territor të virgjër kjo zonë mund të shfrytëzohet nga vizitorët për të gjitha bukuritë dhe resurset që ofron. E shtrirë në një hapësirë të vogël, çdo kush do të mahnitet nga panorama e mrekullueshme natyrore, bregdetin që është pak metra larg kësaj lagune, si edhe historikun që mbart në vetvete./Motilokal.com













