Ndjekësit e stuhisë duke udhëtuar nëpër Teksasin verior të premten kapën imazhe mahnitëse të një ylberi që ngrihej mbi një tornado.
Fotot dhe Videot e pabesueshme u kapën nga entuziastë të guximshëm të stuhisë që po monitoronin një sistem moti që gjurmuan pranë Vernon, Teksas vetëm disa kilometra nga kufiri me Oklahoma.
Disa dëshmitarë postuan foto dhe Video në mediat sociale duke treguar përdredhjen masive dhe ylberin shumëngjyrësh.
Njëri prej tyre, Ryan Shepard, është një ndjekës stuhish dhe udhëzues turnesh për “Silver Lining Tours”, i cili operon Close Encounters Tour.
Sipas njoftimit të medieve zona u godit me të paktën gjashtë tornado të ndryshme, të cilat sollën breshër dhe erëra të dëmshme në zonë, megjithëse nuk kishte raportime të lëndimeve./Motilokal.com







