Nëse do të jetoni jetën e furgonit, ky furgon është një mundësi e mirë, sepse përveç që ofron një rehati të mirë. Ky furgon është jashtëzakonisht i qëndrueshëm, që ju bënë ballë çdo terreni.
Dhe kjo është ajo që e dallon nga furgonat tjerë këtë Mercedes-Benz Sprinter, shkruan motor1.
Pronarët e këtij furgoni bënë disa ndërhyrje në të duke i bërë disa ndryshime të dukshme dhe nga një furgon ‘normal’, e kthyen në një ‘bishë’ të vërtetë për terrene të ashpra.
Në fillim ky furgon u quajt Bruce. Tani që ka ngjyrë të gjelbër dhe të zezë të errët, pronarët e quajnë pajisjen Bruce Banner (Hulk) sepse është mjaft i ‘keq’.
Pjesa e jashtme, si prapa ashtu edhe para, kanë disa maska që e bëjnë edhe më të ‘ashpër’ pamjen e tij. Shkallët anash sigurojnë që shumë lehtë të ngjiteni në pjesën e sipërme të furgonit.
Për të hyrë në vende të vështira, furgoni tani ka një lëvizje 4×4. Pronarët synojnë ta marrin Bruce Banner edhe në vendet më të ashpra, madje edhe aty ku ndihma mund të mos jetë në gjendje t’i arrijë ata lehtësisht. Për të shpëtuar veten e tyre, ka një çikrik prej 12,000 kg, borde rigjenerimi dhe krik. Në këtë furgon janë kompletet e specializuara të ndihmës së shpejtë për njerëzit dhe qentë në bord.
Po ashtu ka 40 litra ujë në dispozicion dhe bateri me vlerë 600 amp/orë./Motilokal.com


















