Shkencëtaret zbulojnë gjurmë të koronavirusit në ujin e detit

Shkencëtaret zbulojnë gjurmë të koronavirusit në ujin e detit

Shkencëtarët kanë gjetur një “gjurmë” të koronavirusit të ri për herë të parë në mostrat e ujit të detit.

Një ekip nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Minesotës ka mbledhur ujë çdo fundjavë nga tetë plazhe që nga 4 korriku.

Katër prej tyre në Brighton Beach, 42st Avenue East Beach, Franklin Park Beach dhe Lief Erickson Park Beach, kishin sasi të konsiderueshme gjurmësh të SARS-CoV-2 në ujë, gjatë periudhës 11 deri 18 shtator.

Gjatë fundjavës së 11 shtatorit dhe shtatorit, nivelet e gjurmës u gjetën në katër nga plazhet.  Në fotografi: Plazhi Franklin Park përgjatë Liqenit Superior ku u gjetën mostra gjurmë të koronavirusit

Ndërsa nuk ka prova që virusi mund të transmetohet përmes ujit të liqenit ose detit, ai mund të përmbajë të dhëna se si virusi është përhapur në të gjithë komunitetin.

Dr Richard Melvin, një profesor asistent në Shkollën Mjekësore në Duluth tha se beson se notuesit apo pushuesit po e transferojnë virusin në ujin e detit.

Nivelet u zbuluan midis 100 kopjeve dhe 1000 kopjeve të virusit për litër, rreth 10,000 herë më pak se nivelet e gjetura në ujërat e zeza.  Në fotografi: Plazhi Franklin Park përgjatë Liqenit Superior ku u gjetën mostra gjurmë të koronavirusit

Ai tha se njerëzit e infektuar me COVID-19 mund ta derdhin virusin në jashtëqitjen e tyre deri në një muaj pasi simptomat e tyre të zhduken.

"Dihet që detet mund të ndoten nga materiet fekale për shkak të aktivitetit njerëzor", tha Melvin.

Aktualisht nuk ka asnjë provë që njerëzit mund të infektohen me koronavirus përmes ujit siç është e mundur me baktere të tilla si salmonella dhe E. coli.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nuk është në dijeni të ndonjë raporti shkencor që tregon se virusi mund të përhapet tek njerëzit përmes ekspozimit ndaj ujit të liqenit apo detit./Motilokal.com