Diell dhe vranësira, mësoni si do të jetë moti në Kosovë dhe Shqipëri

Diell dhe vranësira, mësoni si do të jetë moti në Kosovë dhe Shqipëri

Moti në vendin tonë për ditën e premte parashikohet të mbajë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në jug dhe veriperëndim të vendit. Gjatë orëve të paradites e gjatë ditës reshje shiu të herëpashershëm në këto zona. Ndërsa në jug priten shtrëngata të shkurtra. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 15 deri në 24 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 18 deri në 28 °C.

E diela do të mbajë mot të ngrohtë dhe pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 27 deri në 30 °C.

Ndërsa sot dhe ditëve në vijim në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, e më i ngrohtë, ku në fundjavë priten edhe rritje të temperaturave.

Sipas parashikimit të Motilokal.com sot pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 9 deri në 20 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re gjatë mëngjesit, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 23 °C.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re me mundësi edhe riga lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 18 deri në 26 °C. /Motilokal.com