Si do të jetë moti në fillim të javës? Ja parashikimi për Kosovë

Si do të jetë moti në fillim të javës? Ja parashikimi për Kosovë

Fillimi i javës sjell ndryshime të ndjeshme në mot. Masat e ftohta ajrore do të depërtojnë mbi Kosovë që nga e hëna, duke shkaktuar paqëndrueshmëri atmosferike me rrebeshe shiu dhe bubullima, të cilat lokalisht mund të jenë më intensive.

Dita e hënë do të mbajë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe bubullima. Lokalisht, rrebeshet pritet të jenë më të forta.

Të martën vazhdojnë reshjet, por në mënyrë më të lokalizuar.

E mërkura parashihet të jetë me kthjellime dhe më shumë orë me diell, me përmirësim të dukshëm të kushteve të motit.

/Motilokal.com